E Shtunë, 31 Tetor 2026

Skenderbeu dhe Flamurtari fitojne ne transferte

Skenderbeu ka mundur 0-1 Lacin ne ndeshjen e vlefshme per javen e 9 te Superliges duke marre keshtu perkohesisht kreun e klasifikimit.

Goli ne kete takim eshte shenuar nga Vishaj ne minuten e 87.

Edhe Flamurtari ka fituar jashte fushe me Vllaznine duke marre 3 pike te vlefshme per pozicionin e tij ne renditje. Te paret ne avantazh kane kaluar shkodranet me ane te Jovanovic ne minuten e 30 por me pas kane qene vlonjatet qe kane shenuar tre here me ane te Sakaj 39 Licaj 50 dhe Xhafaj 78.

Ne takimin e trete te luajtur sot ne Ballsh Bylisi ka fituar 3-1 me Besen e Kavajes. Golat ne kete takim jane shenuar nga Madjo 1 Dimo 25 Xhafa 31 dhe Cikalleshi 54.

Pas ndeshjeve te sotme Skenderbeu mban perkohesisht kreun e tabeles me 19 pike duke lene pas Dinamon -1 dhe Flamurtarin po me 19 pike Teuten -1 me 12 Shkumbinin -1 me 11 Vllaznine me 11 Lacin me 10 Tiranen -1 me 9 Bylisin me 7 Besen me 7 Kastriotin -1 me 7 dhe Elbasanin -1 me 6 pike.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›