E Diel, 1 Nëntor 2026

Kosova merr në dorëzim dërgesën e radhës të sistemeve antitank

PRISHTINË, 7 janar /ATSH/ Republika e Kosovës ka marrë në dorëzim dërgesën e radhës të sistemeve raketore antitank OMTAS, të kontraktuara me prodhuesin shtetëror turk Roketsan në dhjetor të vitit 2023.

Marrjen në dorëzim të raketave e njoftoi, ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci.

“OMTAS (Orta Menzilli Tanksavar Silah) është një sistem modern raketor anti-tank me rreze të mesme veprimi, i zhvilluar për të neutralizuar mjete të blinduara moderne, përfshirë tanke me mbrojtje reaktive, si dhe fortifikata mbrojtëse ushtarake”, ka shkruar Maqedonci në Facebook.

Ai më tej thekson se “rritja e llojllojshmërisë dhe sasisë së sistemeve raketore anti-tank për ushtrinë tonë ka për qëllim mbulimin e distancave të ndryshme të veprimit, terreneve dhe skenarëve të kërcënimit, duke rritur fleksibilitetin operacional”.


/KosovaPress//r.e/

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›