E Diel, 1 Nëntor 2026

Policia e Kosovës kërkon kujdes për mesazhet mashtruese për gjoba trafiku

PRISHTINË, 7 janar /ATSH/ Policia e Kosovës ka njoftuar qytetarët për një fushatë mashtruese që aktualisht po qarkullon përmes mesazheve telefonike (SMS), të cilat në mënyrë të rreme pretendojnë se janë dërguar siç shkruhet nga Autoritetet e Trafikut të Kosovës. Këto mesazhe përmbajnë linqe mashtruese, të cilat synojnë të mashtrojnë qytetarët.

Policia e Kosovës thekson se nuk ka dërguar mesazhe të tilla dhe u bën thirrje qytetarëve që:

  • Të mos klikojnë në asnjë link të dyshimtë;
  • Të mos japin të dhëna personale apo të kartelave bankare;
  • Të mos kryejnë pagesa përmes këtyre linqeve;
  • Të fshijnë menjëherë mesazhet mashtruese;
  • Nëse kanë kryer ndonjë pagesë përmes këtyre linqeve, menjëherë ta raportojnë rastin në Bankën ku janë klientë dhe të kërkojnë anulimin e pagesës. Po ashtu, rasti duhet të raportohet edhe në stacionin policor më të afërt.

Policia e Kosovës, thotë se mbetet e përkushtuar në parandalimin dhe luftimin e mashtrimeve, derisa fton qytetarët për bashkëpunim dhe vigjilencë të shtuar.

/KosovaPress//r.e/

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›