E Diel, 1 Nëntor 2026

Kosova mes vetëkënaqësisë dhe rrezikut real

Në vitin 2013, ndërsa Evropa shihte zgjerim dhe stabilitet, Kosova dhe Serbia nënshkruan marrëveshjen e parë për normalizimin e marrëdhënieve në Bruksel.

Pas viteve të tensioneve dhe dhimbjes së pasluftës, fqinjët dukeshin gati për një kapitull të ri – të pazakontë për historinë e rajonit.

Marrëveshja e Brukselit u nënshkrua më 19 prill të atij viti nga kryeministrat e atëhershëm të të dyja vendeve, Hashim Thaçi dhe Ivica Daçiç. Ajo pasoi muaj negociatash intensive, të ndërmjetësuara nga shefja e politikës së jashtme të BE-së, Catherine Ashton.

“Dua t’i përgëzoj për vendosmërinë gjatë këtyre muajve dhe për guximin që kanë treguar. Është shumë e rëndësishme që ajo që po shohim tani, është një hap larg nga e kaluara dhe për të dyja vendet, një hap më afër Evropës”, tha atëkohë Ashton.

Goxha premtuese për dy vende që anëtarësimin në Bashkimin Evropian e kanë synim strategjik të paktën në fjalë. Kjo u pasqyrua qartë edhe nga të dy kryeministrat me Thaçin që vuri theksin te potenciali i marrëveshjes.

“Kjo marrëveshje sot paraqet fillimin e një epoke të re – atë të pajtimit dhe bashkëpunimit ndërshtetëror. Kjo marrëveshje do të na ndihmojë në shërimin e plagëve të rënda të së kaluarës, nëse kemi urtësinë dhe mençurinë për ta zbatuar në praktikë”, tha Thaçi në atë kohë.

Përtej shpresës së krijuar tash e 13 vjet, zhvillimet në terren tregojnë se pjesa më e madhe e kësaj urtësie dhe mençurie mbetet për t’u dëshmuar.

Edhe pse udhëheqësit në Kosovë, Serbi dhe Bashkimin Evropian kanë ndryshuar ndër vite, përparimi në pikën kyç të marrëveshjes – krijimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë – ka mbetur i kufizuar.

dhe administrative, sipas Marrëveshjes së Brukselit. Kjo do të sinjalizonte, sipas tij, një qasje të re bashkëpunuese dhe do të krijonte mundësinë për një marrëdhënie të vërtetë me përfaqësuesit serbë. Edhe nëse Serbia do ta kundërshtonte, do të dilte ajo si bllokuese e procesit.

Petritsch vë në dukje se garancitë nga Brukseli janë thelbësore në këtë drejtim.

“Ka qenë e qartë që nga fillimi se evropianët nuk do të lejojnë krijimin e një tjetër Republike Sërpska. Kemi paguar një çmim të lartë për të në Bosnje e Hercegovinë dhe nuk duam që ajo të përsëritet në Kosovë. Andaj, qartazi, bëhet fjalë për çështje kulturore, gjuhësore dhe administrative që duhet të zgjidhen”, thotë Petritsch.

Radio Evropa e Lirë pyeti Bashkimin Evropian nëse ka përpjekje për një fazë të re të dialogut, por nuk mori përgjigje. Këtë javë, por edhe muajin e kaluar, i dërguari i posaçëm i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen, zhvilloi disa vizita në Kosovë dhe në Serbi, ku theksoi rëndësinë e çuarjes përpara të procesit.

Në mars, ai u prit edhe nga zyrtarë të Departamentit amerikan të Shtetit në Uashington, me të cilët tha se ka siguruar harmonizim për hapat e ardhshëm në dialog, por nuk dha më shumë detaje.

armët. Dhe kjo, sipas meje, i vendos një përgjegjësi të veçantë asaj: të veprojë me maturi, të bashkëpunojë, të bëjë atë që është e nevojshme dhe të shkojë një hap më tej, për t’u bërë pjesë e familjes së shteteve evropiane”, thotë Petritsch.

Kosova, e cila ende nuk njihet nga pesë vende të Bashkimit Evropian, është vendi i vetëm në rajonin e Ballkanit Perëndimor që nuk ka status kandidati për anëtarësim në këtë bllok.

Serbia, e cila deri vonë konsiderohej lidere në procesin e pranimit në Bruksel, nuk ka hapur asnjë kapitull negociatash që nga viti 2021, për shkak të refuzimit për t’u përshtatur me politikën e jashtme të BE-së.

Sipas Jozwiakut, i gjithë Ballkani Perëndimor zë tani një vend të ulët në agjendën e BE-së është i rëndësishëm, por dukshëm në hije nga luftërat në Ukrainë dhe në Iran… derisa ndonjë krizë serioze të mos provokojë vëmendje./REL

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›