Kosova mund të marrë shembuj të mirë nga Franca
Ai i bëri këto komente gjatë një takimi që pati me ambasadorin e Francës në Prishtinë, Jean Francois Fitou, me të cilin bisedoi për bashkëpunonim mes dy vendeve në fushën e kulturës dhe trashëgimisë. Ministri Krasniqi me këtë rast falënderoi ambasadorin Fitou për mbështetjen që ka dhënë shteti i tij.
Në këtë takim ministri nga ambasadori Fitou ka pranuar ftesë zyrtare për të marrë pjesë në Konferencën inauguruese të projektit “Memoria e Ballkanit - Ruajtja dhe Promovimi i Trashëgimisë Audio-vizuele”, që do të mbahet më 1 qershor në Zagreb. Ky projekt është një iniciativë e Institutit Nacional Audiovizual të Francës dhe i mbështetur nga Komisioni Evropian.
Nga ana e tij, ambasadori Jean Francois Fitou, tha se Franca është mjaft e interesuar që të japë një ndihmë të madhe në zhvillimin e kulturës, në kultivimin e vlerave të mirëfillta.
Ai tha se ky përkushtim i tyre do të vazhdojë, gjithnjë me synimin që të zgjerohen projektet dhe idetë. Ministri Krasniqi dhe Ambasadori Fitou u pajtuan që të
jenë në kontakt të vazhdueshëm dhe të punojnë në realizimin e projekteve të përbashkëta.