“D” do të thotë Dreyfus

“Filmi nuk do të jetë një autobiografi e Alfred Dreyfus, por do të jetë një triler politik, temë e të cilit do të jetë një hetim policor që u krye asokohe”, tha për agjencinë AFP, Robert Benmousa, një prej producentëve të filmit.
Megjithëse nuk kishte dëshmi, francezi me prejardhje çifute, kapiteni Alfred Dreyfus, u akuzua në vitin 1894 për spiunim në dobi të Gjermanisë. U dënua me burgim të përjetshëm.
Atëbotë, kjo aferë kishte ndarë opinionin publik francez, në ata që besonin në pafajësinë e Dreyfus, dhe në ata që besonin në fajësinë e tij.
Në polemikë ishte përfshirë edhe shkrimtari francez, Emil Zola, i cili, nëpërmjet një letre, akuzoi për antisemitizëm presidentin francez, Felix Faure...
Skenarist i filmit do të jetë ish-gazetari hulumtues, Robert Haris.