Kosova në OBT pas 5 vitesh
Prishtinë (start)-Kosova nuk mund të jetë pjesë e Organizatës Botërore të Tregtisë (OBT) edhe për një kohë të gjatë, pasi që ajo nuk i ka krijuar të gjitha parakushtet për të filluar një proces të mirëfilltë të aplikimit formal.
Sa i përket anëtarësisë së vendit në këtë institucion, Berat Rukiqi, sekretar në Odën Ekonomike të Kosovës, pohon se nuk duhet të krijojmë iluzione se anëtarësimi në OBT është një çështje shumë e lehtë.
Ai nënvizon faktin se është një procedurë shumë e gjatë, që fillon me marrëveshjet bilaterale me të gjitha shtete anëtare të OBT-së.
“Tash, pas pavarësisë dhe njohjes së saj nga shumë shtete, ka filluar procesin e anëtarësimit në organizatat ndërkombëtare dhe multilaterale, realisht deri më tani kemi një aplikacion në FMN dhe BB”.
Sipas tij, OBT i ka proceduarat që zakonisht janë të vështira dhe të komplikuara.“Është iluzion të thuhet që anëtarësimi në OBT është çështje muajsh, përkundrazi , procedurat për anëtarësim në këtë organizatë zgjasin me vite dhe nuk janë subjekt vetëm i vullnetit të votës së vendeve, mirëpo janë subjekt i negociatave të gjata bilaterale me secilin vend anëtar të OBT-së”, ka thënë ai.
///telegrafi-start///