E Shtunë, 31 Tetor 2026

Maqedoni, Ademi: Do të realizojmë Marrëveshjen e Ohrit

Shkup (start)- Zëvendëskryeministri i Maqedonisë Abdulaqim Ademi, i ngarkuar për të zbatuar marrëveshjen e Ohrit, deklaroi se kjo marrëveshje është prioritet për zhvillimin e mëtejshëm të shtetit. Deklaratat e Ademit u bënë sot në Shkup, gjatë një paneli të organizuar në Shkup me rastin e shtatë vjetorit të Marrëveshjes së Ohrit.

“Qeveria është e përgatitur që të zgjidhë të gjitha çështjet nga Marrëveshja e Ohrit. Realizimin e Marrëveshjes së Ohrit e vlerësojmë si proces që ndërton sistemin në shtet. Tashmë janë ndërmarrë më shumë aktivitete për zbatimin e saj, kryesisht në pjesën normative”, deklaroi zëvendëskryeministri i Qeverisë së Maqedonisë, Abdulaqim Ademi.

Ai tha se si pjesë e rëndësishme e Marrëveshjes së Ohrit është miratimi i Ligjit për përdorimin e gjuhës shqipe, por që sipas zëvendëskryeministri Ademi ky ligj po zbatohet me vështirësi të caktuara të natyrës teknike dhe materiale.

Zëvendëskryeministri Ademi përmendi edhe prioritet për rritjen e përqindjes së përfaqësimit të shqiptarëve në administratën shtetërore.

///ina-start///

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›