E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kosova ne bienalen e Venecias me folene e Petrit Halilajt

Për herë të parë Kosova me një pavijon në Bienalen e Venecias. Është përfaqësim personal i 26- vjeçarit Petri Halilaj me instalacionin e një foleje me degë dhe purteka Kosove. Shqipëria nuk merr pjesë duke këputur vazhdimësinë që u krijua prej vitit 2007.

Ekspozita Ndërkombëtare e Artit në Venecia në vitin e 55-të, me pjesëmarrjen e 37 vendeve.

Për herë të parë Kosova me një pavijon në Arsenale Artiglierie. Është përfaqësim personal i 26- vjeçarit Petri Halilaj me instalacionin e folesë në përmasa mbinatyrale. Një fole me degë dhe purteka Kosove.
Ideja ka evoluar nga vizatimi, pasioni i hershëm që artisti e ka kultivuar si aftësi për të vizatuar me dy duar njëherësh. Fëmijëria në Kosovën e paraluftës, eksodi në kampet e refugjatëve në Shqipëri, janë motive që vizitojnë punët e tij.

Foleja e Halilajt që jeton midis Berlinit, Prishtinës dhe Mantovës është një hapësirë intime dhe misterizore që banohet nga dy zogj dhe një kostum femëror që rri pezull.

Një titull i gjatë poetik i Halilajt si në instalacionet e tij të tjera ku kumbinohen lëndë të natyrës, materiale ndërtimi për shtëpi. Ai e ka quajtur këtë punë: “Kam uri të të kem pranë. Më mungojnë fjalët për t’ia dalë mbanë dhe fundi është prapë një rreth i mbyllur. E çuditshme është që nuk je këtu, asgjë s’është këtu.”

Shqipëria nuk merr pjesë në këtë edicion të Bienales më të rëndësishme të artit bashkëkohor. Këputjen e asaj vazhdimësie që u krijua prej vitit 2007, zëvendësministri i kulturës Abaz Hado e arsyeton në këtë mënyrë:

Pavijoni i Kosovës i kuruar nga Kathrin Rhomberg, është një nismë e institucioneve të kulturës, ministrisë dhe Galerisë Kombëtare të Arteve që nëpërmjet drejtuesit të saj Erzen Shkololli, e ka ndjekur deri në fund këtë përfaqësim. Pjesëmarrja e Kosovës në Bienalen e Artit shënon një stad të ri për raportet e arti kosovar me botën. Pavarësisht se artistë si Sislej Xhafa i kanë provokur prej një dekade kufijtë, dikur si futbollist i kombëtares sot me instalacionin e një berberhaneje në majë të pemës.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›