Oret e para te arkeologjise praktike
Studentëve të arkeologjisë në Universitetit e Tiranës u jepet një mundësi praktike për restaurimin dhe ruajtjen e objekteve të trashëgimisë.
Në një laborator të thjeshtë pranë Mozaikut të Tiranës studentët riprodhojnë simbole paleokristiane.

Drejtoria Rajonale e Kulturës Kombëtare për Shqipërinë Qendrore e ngritur pranë Mozaikut të Tiranës, me Barakën e saj Multimediale është një hap drejt ekspeditave arkeologjike që do donte të ndiqte çdonjëri prej këtyre të rinjve.
Një orë leksioni me studentët e vitit të parë Master: Arkeologjia prehistorike në Shqipëri dhe ritet e varrimit. Pyetje-përgjigje për evolucionin e ritit dhe teknikave të tij nga periudha e bronzit në antikitet.
Në këtë laborator të thjeshtë studentët gjejnë baltë argjile, gurët për mozaik për të praktikuar riprodhimin e simboleve paleokristiane, që kanë të bëjnë me metamorfozat e Krishtit dhe profetëve, me një fazë të hershme të krishtërimit në trojet e lashta të Shqipërisë.
Informacioni që ofron Baraka Multimediale shkon përtej punës praktike me specialistët e arkeologjisë dhe restaurimit dhe në një kontekst më të gjerë studentët marrin informacion shtesë në gjuhën angleze për mbrotjen dhe konservimin e trashëgimisë botërore në muzetë e botës.
Duke krahasuar realitetet të rinjtë e lënë të hapur për diskutim pyetjen ku është Shqipëria me mbrotjen dhe ruajtjen e trashëgimisë sonë.