E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kosova ne plan 77 hidrocentrale te vogla

PRISHTINEuml-Kosova synon ndertimin e 77 hidocentraleve te vogla.
Ministria e Energjise dhe Minierave ne bashkepunim me Oden Ekonomike te Kosoves organizuan ne Prishtine konferencen promovuese Mundesite per investime private ne ndertimin e hidrocentraleve te vogla ne Republiken e Kosoves ku u diskutua per investimet private ne hidrocentralet e Kosoves me qellim prodhimin e energjise elektrike te paster dhe zhvillimit ekonomik.
Ministrja ne detyre e Energjise dhe Minierave Justina Shiroka- Pula tha se Kosova si anetare e Komunitetit te Energjise eshte e angazhuar te zhvilloje te gjitha ato burime te riperteritshme qe jane ekonomikisht te mundshme per ti shfrytezuar.
Per kete Ministria e Energjise dhe Minierave ka pergatitur politikat dhe strategjine energjetike qe kane si objektiv te rendesishem edhe zhvillimin e hidrocentraleve. Politikat tona per burimet e riperteritshme perfshire hidrocentralet e vogla bazohen ne praktikat me te mira evropiane. Ato sigurojne inciativat e domosdoshme per te mundesuar investimet private per zhvillimin e ketyre burimeve tha ministrja Pula.
Ndersa zevendesministri i Energjise dhe Minierave Blerim Rexha duke prezantuar potencialet hidrike te Kosoves theksoi se jane identifikuar 77 hidrocentrale me total 128MW dhe 621 GWh/vit.
Rexha tha se ekziston studimi i parafizibilitetit dhe ministria ka hapur shprehjen e interesit per 8 lumenj me mundesi per ndertimin e 11 HEC-eve me energji totale rreth 58 GWh me kapacitet te instaluar prej 25 MW per te cilat kane aplikuar 15 kompani.
Sipas Safet Gerxhaliut kryetar i Odes Ekonomike te Kosoves paraqitja e parafizibilitetit ne kete takim inkurajon investitoret e brendshem dhe ata te jashtem ndersa nga keto investime ne burime te riperterishme respektivisht hidrocentrale te vogla Kosova kursen 34 milione euro.

d.b/BalkanWeb

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›