Kosova ngecje ne procesin e njohjeve

Arton Konushevci
Edhe pse zyrtaret e institucioneve te Kosoves
kishin parashikuar se pas mendimit keshilledhenes te GJND-se dhe pas mbajtjes
se Asamblese se Pergjithshme te OKB-se ku u miratua rezoluta e Serbise dhe
BE-se per Kosoven do te kete nje vale te njohjeve per pavaresine e Kosoven
kjo nuk doli te jete ashtu thone perfaqesuesit e Klubit per Politike te
Jashtme.
Por ne Mistrine e Puneve te Jashtme te Kosoves vazhdojne te perserisin se
jane duke punuar sa me shume dhe numri i njohjeve per vendin pritet te
rritet.
Qerim Qerimi keshilltar ne Ministrine e Jashtme thote se ministri i Hyseni ka
marre premtime nga shume shtete qe se shpejti do ta njohin pavaresine e
Kosoves.
Prej indikacioneve ose shenjave qe kemi e qe mbeshteten ne menyre te
konsiderueshme mbi deklarata e vete perfaqesuesve te vendeve qe nuk e kane
njohur ende ne presim se do te kete njohje por nuk do te mund te themi
publikisht dhe jo e pakta perpara sesa vendimet te komunikohen nga vete
shtetet qe vendosin ta njohin Republiken e Kosoves ben te ditur Qerimi.
Megjithate Qerimi nuk deshiron te flase shume rreth premtimeve qe jane dhene
nga vete ministri i Jashtem Hyseni se pas mendimit keshilledhenes te GJND-se
do te rritet numri i njohjeve per Kosoven.
Por ai pohon se ministri ka deklaruar ate cka i eshte premtuar nga
perfaqesuesit e shteteve qe nuk e kane njohur deri tash Kosoven.
Ministri ka marre nje numer premtimesh nga perfaqesuesit e shteteve te
ndryshme se pas shpalljes se mendimit keshilledhenes te GJND-se do te vendosin
per shqyrtim njohjen e Republikes e Kosoves. Dhe cfardo deklarimi qe eshte
bere sa i perket njohjeve ne periudhen e pasmendimit te GJND-se i referohet
ketij fakti do te thote deklaratave te perfaqesuesve te vete shteteve te
cilet kane deklaruar se do ta vendosin per shqyrtim njohjen pas mendimit te
Gjykates Nderkombetare te Drejtesise shprehet Qerimi.
Ndryshe gati dy muaj qe nga dhenia e mendimit te GJND-se i cili sqaroi se
pavaresia e Kosoves nuk e ka shkelur te drejten nderkombetare por edhe pas
miratimit te rezolutes se Serbise dhe BE-se per Kosoven ne OKB numri i
njohjeve vazhdon te mbetet ne 70.
Shteti i fundit qe e ka njohur pavaresine e Kosoves eshte Honduarsi.
Nga ana tjeter perfaqesuesit e Klubit per Politike te Jashtme konsiderojne se
udheheqesit e institucioneve te Kosoves nuk jane duke punuar seriozisht per
ceshtjen e njohjeve.
Arritja e njohjeve te reja per vendin duhet te jete nje nga prioritete
kryesore per institucionet e vendit thote Ardian Arifaj nga KPJ-ja.
Sipas tij premtimet se pas GJND-se Kosova do te fitoje nje numer te madh
njohjesh sic duket doli te mos jene te sakta.
Thjesht keto i shohim si qasje jo serioze ndaj nje ceshtjeje shume serioze
per Kosoven. Per fat te keq kemi nje qasje joserioze dhe po ashtu edhe
deklarata jo serioze te cilat sic po shihet nuk po permbushen.
Pra nuk kane qene deklarata te bazuara ne fakte ne te dhena te besuara
kredibile po informata jo te sakta te paqendrueshme te cilat me shume i kane
perdorur per nje marketing politik brenda Kosoves sesa per te treguar nje
realitet ose nje sukses te Kosoves thote Arifaj.
Arifaj konsideron se institucionet kosovare nuk duhet te presin vetem nga
miqte e tyre qe te lobojne por nje gje e tille sipas tij duhet te behet nga
vete Ministria e Puneve te Jashtme ambasadoret dhe kreret e shtetit.
Nuk mjafton qe vetem ata qe po i quajme miq te Kosoves te lobojne per Kosoven.
shte esenciale qe vet perfaqesuesit e Kosoves te provojne te kontaktojne me
vendet qe nuk na kane njohur edhe ti bindin me argumente te qarta pse ata
duhet ta njohin Kosoven.
Njohja nga pese vendet e BE-se qe ende nuk na kane njohur duhet te jete nje
nder prioritetet e Qeverise apo krejt lidershipit politik te Kosoves thekson
Arifaj.
Presidenti dhe kryeministri i Kosoves Fatmir Sejdiu dhe Hashim Thaci do te
udhetojne perseri kete fundjave ne Nju Jork.
Sic behet e ditur nga Kabineti i kryeministrit pritet qe ne kuader te
aktiviteteve te lobimit per njohjen e pavaresise se Kosoves presidenti Sejdiu
dhe kryeministri Thaci te takohen me shume perfaqesues nderkombetare te cilet
ndodhen ne Nju Jork ne punimet e Asamblese se Pergjithshme te OKB-se. RFE