E Diel, 1 Nëntor 2026

Presidenti Sejdiu e kryeministri Thaci vizite ne Nju Jork

Prishtine 19 shtator NOA - Presidenti Fatmir Sejdiu eshte nisur sot drejt Nju Jorkut ku do te takohet me disa lidere dhe perfaqesues te vendeve te ndryshme te botes.

Ne Nju Jork pritet te filloi Asambleja e Pergjithshme e OKB-se ku zakonisht marrin pjese lidere te shteteve anetare te OKB-se.

Sejdiu do marre pjese edhe ne pritjen e organizuar nga Presidenti amerikan Barak Obama me rastin e fillimit te punimeve te Asamblese se Pergjithshme te Kombeve te Bashkuara.

Nderkaq Presidenti Fatmir Sejdiu do mbaje edhe nje ligjerate ne Universitetin e Harvardit.

Ne Nju Jork perpos shefit te shtetit te Kosoves te pranishem do te jene edhe Kryeministri Hashim Thaci dhe Ministri i Puneve te Jashtme Skender Hyseni. Ndersa pritet te kete takime mes delegacionit shqiptar dhe atij kosovar.

a.k/NOA

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›