Kosova, “paqe” me Zvicrën në “Fadil Vokrri”

Kosova ka barazuar 1-1 me Zvicrën në ndeshjen e luajtur në “Fadil Vokrri”, e fundit në ndeshjet në grup. Një rezultat që i mban në të njëjtat pozicione në tabelën e klasifikimit: “Dardanët” do të luajnë në play off, ndërsa zviceranët janë kualifikuar për në Botërorin 2026.
Pas një pjese të parë pa gola, formacioni i drejtuar nga Murat Yakin arriti të zhbllokojë sfidën menjëherë me fillimin e pjesës së dyë. Ishte Vargas që në minutën e 47-të mposhti portierin Muric. Megjithatë, në minutën e 74-ët, Muslija arriti të firmosë për 1-1, rezultat që mbeti në fuqi deri në fund.
Zvicra e mbyll me 14 pikë, me 4 fitore dhe 2 barazime, ndërsa Kosova në vend të dytë e mbyll me 11 pikë, 3 fitore, 2 barazime dhe një humbje. Në vendin e tretë është Sllovenia me 4 pikëm ndërsa në vendin e fundit është Suedia me 2 pikë.