E Diel, 1 Nëntor 2026

‘Kosova po pret’, nis ‘Marshi për Liri’ në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së

Sot në sheshin “Skënderbej” në Prishtinë po mbahet “Marshi për Liri” në mbështetje të ish-krerëve të UÇK -së, të cilët më 16 shtator do të mësojnë fatin e tyre nga Gjykata e Hagës. Mijëra pjesëmarrës janë mbledhur për t’u shprehur përkrahjen përmes këtij tubimi simbolik. Sheshet janë mbushur me emblema e flamuj të UÇK-së.

Aktiviteti organizohet nga platforma qytetare “Liria ka Emër”, e cila ka njoftuar se tubimet dhe aktivitetet mbështetëse do të vijojnë gjatë ditëve në komunat e Kosovës, por edhe në diasporë.

I pranishëm është edhe Taulant Balla, i cili u bëri thirrje shqiptarëve ta mbështesin marshimin. Qytetarë të shumtë janë nisur edhe nga Prizreni, të cilët janë shprehur me emocion se presin që procesi të përfundojë me një vendim të drejtë dhe që drejtësia të vihet në vend.

“Ndiej emocione sepse është festë mbarëkombëtare. Presim me gëzim lirimin e krerëve të UÇK-së nga Haga. Data 16 është kulmi i manifestimit sepse ata do të lirohen, do të vijnë, janë të pafajshëm,”

“Presim që vendimi të jetë përfundimtar dhe liderët të lirohen nga një gjykim i padrejtë”, thonë ata

Më 15 dhe 16 shtator pritet të zhvillohet edhe “Nata e Pritjes” në Hagë, ndërsa 50 veteranë kanë njoftuar se do të udhëtojnë drejt saj për të mbështetur ish-komandantët e UÇK-së.

Që prej nëntorit të vitit 2020, 4 ish-krerët e UÇK qëndrojnë të izoluar në Hagë, të akuzuar për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.

Në shkurt të këtij viti, ata dolën për herë të tretë para Gjykatës Speciale për të dhënë deklarimet e tyre, ndërsa procesi ka nisur në prill 2023. Në deklarimet e secilit u bërtit me të madhe lufta për liri, pafajësia, Kosova e pavarur, masakrat nga regjimi serb dhe krenaria për UÇK.

Avokatët mbrojtës kërkuan pafajësinë e tyre dhe mohuan akuzat e ngritura nga prokuroria duke i cilësuar si të pabazuara në fakte apo të vërteta.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›