Kosova, problemi për integrimin e Serbisë në BE

Brukseli i dërgon porosi Beogradit se nuk do të jetë Kroacia, por Kosova ajo që do të pengojë integrimin e Serbisë në Bashkimin Evropian.
Gazeta kroate “Jutarni List”, citon zyrtarë evropianë të kenë thënë se BE-ja nuk dëshiron të ketë brenda vetës sërish probleme, siç ka ndodhur me Qipron.
Prandaj ata i kanë thënë gazetës se në fund kushti për Serbinë do të jetë çështja e Kosovës.