Bashkia e Tiranës analizon 100 ditët e para të saj
Bashkia e Tiranës ka bërë sot bilancin e punës në 100 ditët e para të saj që kur në krye të saj erdhi Lulzim Basha. Në një konferencë për shtyp kryetari i Bashkisë Basha theksoi se çdo ditë po tregohet se po mbahen premtimet që iu bënë qytetarit në fushatë elektorale.
“Në qëndër të veprimtarisë është një bashki e hapur për qytetarët dhe kjo është reflektuar më së miri në përaqitjen që kemi patur me qytetarët. Kjo pratikë do të ndiqet edhe më tej dhe më vonë do të bëjmë publik për bashkëpunimin me qytetarët. Në themel qëndron bindja jonë që mënyra për t`i trajtuar problemet e qytetarëve është dëgjimi i tyre. Bashkëbisedimi me qytetarët ka qënë i frytshëm dhe një mënyrë me këmbë në tokë për të matur eficencën e bashkisë” ka theksuar Basha.
Një tjetër premtim që sipas kryebashkiakut Basha është mbajtur është edhe hipotekimi i banesave në Tiranë. Sipas tij ka përfunduar faza e parë e këti procesi me dërgimin e dosjeve të objekteve me lejet e shfrytëzimit ndërsa faza e dytë do të përfundojë për një periudhë 3-4 javore.
Ai ka përmendur dhe premtimin për punësimin duke theksuar se po punohet për hapjen e sa më shumë vendeve të punës. “Brenda 100 ditëshit spikat premtimi ynë për punësimin. Kjo është një çështje që nuk zgjidhet brenda 100 ditësh, por ajo që mund të bëjmë ne është të hidhen hapat e duhur për të ardhmen”, tha Basha.
Duke iu referuar strukturës së re të bashkisë së Tiranës, Basha theksoi se një nga premtimet e bërë është edhe agjensia e mbrojtjes së konsumatorit e cila do t`i mbrojë këta të fundit nga mallrat pa cilësi si dhe nga spekulimet me çmimet.
Një tjetër çështje e cila është mjaft e rëndësishme për qytetarët dhe që sipas Bashës është edhe në qëndër të bashkisë është edhe plani urbanistik i kryeqytetit.
“Plani urbanistik i Tiranës ku mendojmë se është një nga problemet më të mëdha të qytetarëve ka nisur ndërsa janë bërë konsultimet në çdo hap të procesit. Hapat e para që janë bëë janë ato të ekzaminimit të plotë të punës dhe të dhënave, hartimi i planit i metodologjisë dhe verpimet e para që do ti hapin rrugë hapave të tjera ambiciozë” ka shtuar Basha.
Gjithashtu kryebashkiaku Basha theksoi se një tjerër sukses është edhe platform e decentralizimit e cila do t`i japë më shumë kopetenca kryetarëve e minibashkive duke ruajtur kopetencat e kontrollit. Në këtë mënyrë sipas Bashës qytetarët do të mund t`i zgjidhin problemet e tyre sa më afër shtëpisë dhe jot ë përplasen në dyert e bashkisë.
Gjithashtu disa nga premtimet që Basha theksoi se janë drejt realizimit të tyrë janë edhe hapja e konkursit për bulevardin e Tiranës dhe rehabilitimi i lumit, termat e referencës për tramvajin e Tiranës ndërsa është përmbushur edhe adresimi i sigurisë në trafik për shkollat e kryeqytetit.