E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kosova, se shpejti me ambasade ne Shkup

Kosova shume shpejt do te hape ambasaden e saj ne Maqedoni, por emerimi i diplomatit qe do te perfaqesoje Prishtinen duket se eshte ende larg.
Kjo, pasi Shkupi nuk ka mbetur i kenaqur me 12 kandidatet qe morren pjese ne konkursin e emerimit qe u zhvillua ne Kosove. Nuk dihet ende nese per postin e ambasadorit ne Shkup do te mbahet nje konkurs tjeter, por ceshtja ka kaluar ne duart e kryeministrit dhe presidentit te Kosoves. Nderkohe, Ministria e Puneve te Jashtme ka hartuar amendamentin e ligjit per sherbimin diplomatik, i cili pritet te miratohet javen e ardhshme ne Kuvend. Ndryshimet ne ligjin ne fjale do te mundesonin qe ambasadoret e rinj te Kosoves te zgjidhen pa konkurs.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›