E Shtunë, 31 Tetor 2026

Papandreu refuzon takimin me Gruevskin

Kryeministri maqedonas, Nikolla Gruevski ka zhvilluar nje bisede telefonike me homologun grek Jorgos Papandreu, te cilit i ka kerkuar nje takim ne Maqedoni ose ne nje vend tjeter.
Lajmin e bejne te ditur mediat ballkanase, te cilat iu referohen burimeve prane qeverise greke, qe theksojne se Papandreu e ka refuzuar takimin. Sipas burimeve, ky qendrim i kreut te qeverise greke ka ardhur me argumentimin se per nje takim te tille duhen shume pergatitje. Kerkesa e Gruevskit u be ne kuader te perpjekjeve per te zgjidhur kontestin e emrit me Greqine, qe ka bllokuar proceset integruese te Maqedonise.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›