Kosova se shpejti me qeverine e re

Shpallja e rezultateve perfundimtare te zgjedhjeve ne Kosove hapi mundesine e vertetimit te ketyre zgjedhjeve dhe permbylljen e procesit te sterzgjatur te zgjedhjeve parlamentare. Kryetari i PDK-se Hashim Thaci partia e te cilit fitoi numrim me te madh te mandateve ne parlament thote se qeveria e re e Kosoves qe do te formohet do te jete nje qeveri shumeperfshirese megjithate nuk ben te ditur se me ke do te hyje ne koalicion.
Menjehere me certifikimin e rezultateve te zgjedhjeve do te kemi qeverine e re shumetnike shumeperfshirese ne kuptimin politik dhe nje qeveri me orientim evropian tha Hashim Thaci.
Bildunterschrift Levizja vetvendosja futet per here te pare ne parlament
Jane gjithsej pese parti parlamentare te shqiptareve te Kosoves qe kane shumicen e deputeteve ne kuvendin e Kosoves gjithsej 95 nga 120 uleset e kuvendit. 25 mandate u takojne pakicave kombetare. Deri tani nga keto parti jane LDK-se dhe levizja Vetvendosja te cilat kane qendrim te prere se nuk do te hyjne ne koalicion me PDK-ne e Hashim Thacit. Kreu i LDK-se Isa Mustafa thote se partia e tij perfundimisht do te mbetet ne opozite.
Jo ne nuk do te bejme koalicion me PDK-se ne jemi pozicionuar si LDK te jemi ne opozite ne parlamentin e ardhshem te republikes se Kosoves thote Isa Mustafa. Zoti Mustafa vazhdon te mbaje qendirmin se Kosova duhet te shkoje ne zgjedhje te reja per shkak te sic thote ai manipulimeve qe ndodhen por kjo duhet te ndodhe sepse parlamenti te ndryshoje ligjin e zgjedhjeve.
Nderkohe perfaqesuesit e AAK-se parti kjo e udhehequr nga Ramush Haradinaj i cili gjendet ne Hage akoma nuk kane nje qendrim te prere rreth koalicionit te mundshem me PDK-ne mirepo shprehen te hapur per biseda thote nenkryetari i kesaj partie Ahmet Isufi. Qeveria e Kosoves duhet te jete ajo qe i sherben qytetareve dhe prandaj them se AAK merr pjesen e pergjegjesise se vet qofte nese hyn ne qeveri apo mbetet ne opozite thote Ahmet Isufi.
Zedhenesi i Zyres Civile Nderkombetare Andy Mc Gaffy thote per programin tone se eshte ne vullnetin e partive politike qe te dakordohen rreth koalicioneve qeveritare ne pajtim me kushtetuten dhe ligjet e Kosoves. Sipas tij kjo eshte pjese normale e politikes ne demokracite parlamentare pa implikime te metejshme.
Bildunterschrift Kosova zgjedh
Nga ana tjeter perfaqesuesit e AKR-se parti kjo e biznesmenit Behxhet Pacolli thone se ata mund te jene pjese e qeverise Thaci nese zotit Pacolli i garantohet posti i pesidentit te vendit. Sidoqofte ne kete situate te ndodhur analisitet politik thote se Hashim Thaci nuk do ta kete veshtire qe ta beje qeverine.
Analisti Ymer Mushkolaj keshtu e mendon koalicionin e ardhshem qeveritar. Duke pasur parasysh qendrimet e deritashme atehere partneret e vetem zotit Thaci mbeten AAK dhe AKR-se. Sa i perket AKR-se une mendoj se kjo eshte nje pune e kryer sepse gjate mandatit te kaluar kemi pare se Behxhet Pacolli ka ndihmuar Hashim Thacin. Ndersa sa i perket AAK-se une konsideroj se eshte momenti i fundit kur kjo parti duhet te hyje ne qeveri pikerisht per te shpetuar shperberjen e saj. Pra une mendoj se nje qeveri gjitheperfshirese ndermjet PDK-se AAK dhe AKR-se duke futur ketu edhe pakicat do te ishte nje qeveri sadopak stabile thote Ymer Mushkolaj.
Zyrtare te KQZ-ve thone se brenda kesaj jave do ta certifikojne rezultatin e zgjedhjeve dhe ne kete menyre do ti hapin rruge krijimit te institucioneve te reja.
Autor Bekim Shehu
Redaktoi Aida Cama