Maqedoni Ndryshon kushtetuta per te mundesuar ekstradimet

Deputetet e parlamentit te Maqedonise i kane dhene mbeshtetje te plote iniciatives per ndryshimin e kushtetutes. ne pjesen qe ka te beje me ekstradimin e personave te perfshire ne krimin e organizuar. Sipas ministrit te Drejtesise Mihajllo Manevski ndryshimet ne kushtetute per ekstradim tani me jane miratuar ne Kroaci Mal te Zi Bullgari Rumani dhe Serbi. Ne keto shtete ne baze te ketyre ndryshimeve eshte bere shkembimi i krimineleve te cilet per shkak te posedimit te nenshtetesise te dyfishte fshiheshin ne nje shtet per vepra penale te kryera ne shtetin tjeter. Me ndryshimin e nenit te kushtetutes qe trajton ceshtjen e ekstradimit ne te ardhmen do te mund te ekstradohen qytetaret e Maqedonise ne vendet tjera por edhe te kerkohet ekstradimi ne Maqedoni i qytetareve te huaj qe kerkohen per krim te organizuar.
Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Policia maqedonase
Keto ndryshime do te mundesojne qe askush te mos mund ti ike pergjegjesise ndeshkuese kudo ku ai person te gjendet per shkak se ate nuk do ta mbroje me as pasaporta e dyfishte e as nenshtetesia e dyfishte vlereson ministri i drejtesise Mihajllo Maneski.
Maqedonia eshte ballafaquar vitet e fundit me probleme konkrete per ekstradimin meqenese disa funksionare te larte paskeqperdorimeveqe kalonin miliona euro strehoheshin ne vendet fqinje me cka i iknin daljes para drejtesise vendase. Keshtu eshte rasti me ish drejtorin e doganave Dragan Daravellski i cili ka gjetur strehim ne Serbi dhe ne mungese te marreveshjes dypaleshe per ekstradim ai mbetet i pakapshem per pushtetin gjyqesor ne Maqedoni. Edhe ish ministri i shendetesise Vllado Dimov pas akuzave per keqperdorim te mjeteve financiare ka ikur ne Turqi dhe deri me sot ende nuk eshte ekstraduar ne Maqedoni per shkak te posedimit te pasaportes turke. Ish funksionari i larte Vlladimir Tamburkovski ndaj te cilit eshte leshuar fletearresti pershperdorime financiare gjithashtu ka shpetuar nga ekstradimi meqenese ka poseduar pervec nenshtetesise maqedone edhe ate serbe.
Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Tetova
Eksperti per ceshtje penale profesori universitar Afrim Osmani vlereson se ndryshimet e kushtetutes ne pjesen e ekstradimit duhen pershendetur sepse me te hapet nje front i ri ne luften kunder kriminalitetit e ne vecanti ndaj kriminalitetit te organizuar. Ektradimi ne rastin konkret do te thote kur shtetasi i Maqedonise ka kryer veper penale qofte jashte Maqedonise apo ne Maqedoni e qe ka te beje me vepra penale kunder shtetit tjeter atehere Maqedonia do ta dorezoje do tia ekstradoje shtetit ndaj te cilit eshte kryer veper penale. Sipas profesorit Osmani ekstradimi rregullohet edhe me Konventen evropiane per ekstradim por e njejta parasheh mundesine dhe jo obligimin e ekstradimit. Qe ekstradimi te realizohet edhe ne praktike ka nevoje edhe per nje hap shtese qe sipas profesor Osmanit ka te beje me nenshkrimin e marreveshjeve dypaleshe midis vendeve te rajonit. Ne qoftese shtetet ndermjet tyre lidhin marreveshje bilaterale per ekstradimin e shtetasve te vete atehere duhet patjeter qe ta dorezojne thote profesori Osmani.
Autor Fatos Musliu
Redaktoi Aida Cama