E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kosova, sërish jo planit gjashtëpikësh

Presidenti i Republikës së Kosovës, Fatmir Sejdiu dhe kryeministri Hashim Thaçi ritheksuan qëndrimin refuzues për gjashtëpikëshin e marrvëshjes OKB-Beograd, të paraqitur në katër pikat e Prishtinës zyrtare më 18 nëntor, në një deklaratë të përbashkët të bërë në një konferencë shtypi në Prishtinë lidhur me Raportin e Sekretarit të Përgjithshëm Ban Ki-Moon për vendosjen e EULEX-it . "Në deklaratën e 18 nëntorit, institucionet e Republikës së Kosovës e kanë bërë të qartë pozicionin e tyre për gjashtë pikat dhe refuzimin e këtij dokumenti në tërësi. Të njejtin qëndrim refuzues e kemi edhe sot", u tha në deklaratën në konferencën për shtyp që u thirr sot dhe sapo përfundoi.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›