Kuvendi i Kosoves diskuton projektbuxhetin e 2009
Kuvendi i Kosoves, shqyrtoi projektbuxhetin per vitin 2009, i cili kap shumen rreth 1.4 miliarde euro. Qeveria kishte kerkuar qe bashke me projektbuxhetin te shqyrtoheshin dhe te ndryshoheshin edhe disa projektligje qe nderlidhen me te, por pas kundershtimit te opozites, ato do te shqyrtohen ne seanca te tjera. Perderisa qeveria ka vleresuar se ky buxhet krijon kushte per zhvillim ekonomik te Kosoves, partite opozitare kane paralajmeruar se do te votojne kunder tij, duke e cilesuar si buxhet te varferise.