Kosova serish masa reciproke ndaj Serbise

Kuvendi i Kosovës miratoi të mërkurën me shumicë votash mocionin e lëvizjes Vetëvendosje, për vendosjen e masave të reciprocitetit ndaj mallrave serbe.
Mocioni u prezantua nga deputeti i Vetëvendosjes, Visar Ymeri, i cili paraqiti tre pikat e tij, që u miratuan me shumicë votash në sallën e Parlamentit.
Ato janë: 1) qeveria të marrë masa reciprociteti të plota politike, ekonomike dhe tregtare ndaj Serbisë;
2) Ministria e Tregtisë dhe Industrisë të nxisë lidershipin e vendit për fuqizimin e prodhimit vendas dhe të zëvendësojë produktet serbe;
3) qeveria të forcojë të gjitha mekanizmat shtetërorë për të siguruar zbatimin me përpikmëri të masave të reciprocitetit ndaj Serbisë.
Mocioni në fjalë u miratua me 44 vota pro, 33 kundër dhe dy abstenim. Ky është një prej rasteve të pakta kur miratohet një nismë e partive të opozitës dhe që siguron shumicën në Parlament.
Marrëveshja e reciprocitetit u vendos fillimisht disa muaj më parë, pas bllokadës që Serbia u bënte mallrave me vulën “Republika e Kosovës”, por u hoq pas disa marrëveshjeve të arritura në bisedimet dypalëshe.
Megjithatë, mungesa e zbatimit të marrëveshjeve në fjalë nga qeveria serbe bëri që Prishtina zyrtare të miratojë një tjetër mocion, për t’u përgjigjur “me të njëjtën monedhë”.