Kosova shijon fitoren e parë

Kosova ka arritur fitoren e parë në kualifikueset e Botërorit, “Katar 2022” duke mposhtur Gjeorgjinë në “Batumi Arena” me rezultatin 1-0. Gjithçka është vendosur në pjesën e parë kur një krosim i Valon Berishës ka sjellë autogolin e Khocholava, i cili kishte dhe shqetësimin e Muriqit.
Dardanët krijuan disa raste për shënim, ku mund të veçohen dy moment të Lirim Kastratit, i cili u shfaq dy herë përballë portierit gjeorgjian, por pa arritur të konkretizojë si duhet. Në minutën e 84-ët të takimit, Kosova arriti të gjejë dhe golin e dytë, por VAR anulloi gjithçka për një pozicion jashtë loje.
Kjo është fitorja e parë për përfaqësuesen e Kosovës në tri ndeshje të luajtura dhe aktualisht ndodhet në vendin e tretë në Grupin B, pas Spanjës dhe Suedisë. Ndeshjen e radhës, Dardanët do e luajnë në “Fadil Vokrri” në 5 shtator, ku do të përballen me Greqinë.