E Enjte, 5 Nëntor 2026

Kuqezinjtë gabojnë, Polonia shënon golin e tretë

Ka nisur sfida mes Polonisë dhe Shqipërisë, e vlefshme për kualifikueset e Botërorit, “Katar 2022”, Grupi I. Kuqezinjtë shkelmojnë topin e par 

Shtatë minuta lojë, dy kartona të verdhë për kuqezinjtë: në fillim Abrashi, e më pas Bare, i cili humbet ndeshjen pasardhëse, atë me Hungarinë.

Minuta e 11-të e takimit, një gabim i Hysajt, i cili u ndëshkua dhe me karton të verdhë, ka sjellë një goditje dënimi për polakët, që kanë arritur të shënojnë me sulmuesin e tyre, Robert Levandovski.

Minuta e 25-të e takimit dhe kuqezinjtë kanë arritur të gjejnë golin e barazimit me anë të Cikalleshit.

Pavarësisht momentit të mirë të kuqezinjve, polakët arrijnë të gjejnë golin e avantazhi në minutën e 44-ët me anë të Buksa,iI cili ka triumfuar përballë mbrojtjes duke e dërguar topin në rrjetë.

Fillimi i pjesës së dytë ka sjellë dhe golin e tretë të Polonisë. Minuta e 54-ët e takimit, Krychoëiak nuk e ka të vështirë të dërgojë topin në rrjetë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›