Kosova tani plotesisht e pavarur

Kuvendi i Kosovës ka ratifikuar marrëveshjen me Bashkimin Evropian për
mandatin e EULEX-it deri në qershor të vitit 2014. Ndërkohë që ka
aprovuar edhe ndryshimet kushtetuese me të cilat përmbyllet faza e
mbikëqyrjes ndërkombëtare të pavarësisë.
Kryetari i Komisionit për ndryshimet Kushtetuese, Arsim Bajrami e cilësoi këtë si një ditë historike për Kosovën, që koincidon edhe me 20 vjetorin e nxjerrjes së Kushtetutës së Kaçanikut e cila përcaktonte qysh në atë kohë, Kosovën si shtet të pavarur e sovran.
Ashtu siç edhe ishte paralajmëruar, ndryshimet kushtetuese, por edhe vazhdimin e mandatit të EULEX-it e kanë mbështetur edhe dy partitë opozitare Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës.
Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Ismet Beqiri tha se problemet e shumta me të cilat ballafaqohet Kosova e zbehin këtë ditë. Andaj, ai tha se LDK do t’i mbështes si ndryshimet kushtetuese ashtu edhe mandatin e EULEX-it, por rikujtoi qeverinë se nuk ka vend për festë.
Subjekti i vetëm parlamentar që ka qenë kundër vazhdimit të mandatit të EULEX-it në formën se siç kanë vepruar institucionet e Kosovës ishte lëvizja Vetëvendosje.
"Politika neutrale e EULEX-it e përforcon mosnjohjen e Kosovës nga 5 shtetet anëtare, sepse këto shtete arsyetohen po ashtu se vetë EULEX-i si institucion i BE-së nuk e njeh Kosovën si shtet", shprehet Glauk Konjufca,deputet i Vetëvendosjes.