Pavioni shqiptar ne bienalen e arkitektures ne Venecia
Në edicionin e 13 të arkitekturës në bienalen e Venecias Shqipëria paraqitet me pavionin “In Heritage”, të prezantuar në ambientet e Palazzo Zorzi, ku janë edhe zyrat e UNESCO-s për Europën. Është pikërisht ky institucion i rëndësishëm ndërkombëtar, i cili në kuadër të bashkëpunimit me Ministrinë e Kulturës, ofroi hapësirën e nevojshme për instalimin e pavionit shqiptar në ambientet historike të këtij pallati. Zëvendës ministri i Kulturës, Abaz Hado tha se çelja zyrtare në 27gusht u mirëprit nga publiku dhe media.
Koncepti bazik i pavionit tonë ishte “Rijetëzimi funksional dhe estetik i ndërtesave, ndërthurja e historisë dhe traditës me tendencat bashkëkohore në arkitekture.
Për të plotësuar vizionin kuratorial, në lidhje me trashëgiminë, u përzgjodhën edhe pesë projekte, që përfshinin objekte të trashëgimisë tonë kulturore.
1. Revitalizimi i kështjellës së Bashtovës
2. Restaurimi i qendrës historike të Shkodrës
3. Rikonstruksioni i tre shtëpive tradicionale në Gjirokastër, nga Ing. Lejla Hadziç, Ark. Gearda Demiraj, Ark. Kreshnik Merxhani, Ark. Helena Mamani, Dot. Federica Pompejani
4. Projekti i tuneleve të marinës, në Gjirin e Panormës
5. Projekti për Boulevardin e Tiranës nga Shesh i përbashkët “Common Ground” është tema e edicionit të 13’te të Ekspozitës Ndërkombëtar të Arkitekturës “La Biennale”, i cili u çel zyrtarisht në 27 Gusht dhe do te mbuyllet me 25 nentor
Qëllimi i këtij edicioni është shmangia e interpretimit spekulativ të subjektit të arkitekturës nga pikëpamja sociologjike, psikologjike apo artistike, dhe diskutimi mbi rolin specifik që arkitektura ka në ravijëzimin e Hapësirës së Përbashkët të një qyteti.