E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kosova, temë kryesore e vizitës së Westerwelle-s në Serbi


Ministri i Jashtëm gjerman Guido Westerwelle do të vazhdojë edhe sot vizitën e tij në Ballkan me ndalesa në Serbi dhe Bosnjë-Hercegovinë. Temë kryesore gjatë qëndrimit në Beograd do të jetë Kosova dhe mosmarrëveshjet me Serbinë rreth rezolutës së saj të paraqitur për debat në seancën e ardhshme të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, pa konsultime me përfaqësuesit e BE-së. Profesori i të drejtës ndërkombëtare në Beograd dhe ish - ambasador në Francë, Predrag Simiq thotë se i trembet faktit se Beogradi dhe Berlini nuk do të kenë qëndrime të ngjashme në OKB. Diplomatët duhet të gjejnë mundësinë që të mos bllokohen mes tyre vetëm për shkak të kësaj çështjeje - vijoi ai. Serbia ka refuzuar deri tani ta njohë pavarësinë e Kosovës, gjë që po pengon edhe Beogradin në rrugën e tij për afrim me Brukselin. Westerwelle do të takohet në Beograd ndër të tjera edhe me presidentin e Serbisë Boris Tadic dhe ministrin e Jashtëm Vuk Jeremic. Në fillim të vizitës në Ballkan ai qëndroi në Kroaci, ku foli për mundësinë e anëtarësimit të shpejtë të këtij vendi në Bashkimin Europian. "Ne si gjermanë me vendosmëri edhe në të ardhmen do të mbështesim Kroacinë në përpjekjet e saja të drejta për anëtarësim në BE", deklaroi në Zagreb ministri i Jashtëm gjerman. Ministri i jashtëm gjerman Guido Vestervele sot qëndron në Beograd në vizitën e tij të parë zyrtare që po zhvillon në Ballkan. Gjatë qëndrimit në Serbi, ministri gjerman do të shprehë qëndrimet e njohura të Berlinit zyrtar për pavarësinë e Kosovës dhe realitetin e ri të krijuar.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›