E Shtunë, 31 Tetor 2026

Meksikë/ Rivaliteti për drogën, vdes fëmija në përpleshje



Regjistrohet tragjedia e radhës në Meksikë. Lufta e ashpër që shkakton narkotrafiku në këtë vend, nuk ka kursyer as fëmijët. Një djalë 6 muajsh është bërë viktima e përleshjes së armatosur ndërmjet grupeve rivale apo karteleve të drogës. Funerali i të voglit ka shkaktuar një tronditje të madhe për vendasit të cilët kanë qenë të pranishëm për t'i dhënë lamtumirën krijesës së pafajshme. Ekipet e mjekëve nuk mundën të shpëtonin foshnjen i cili u godit nga plumbat e armëve. Fëmija 6 muajsh quhej Francisco Iran Garibay Dominguez.
Kryebashkiaku i Ciudad Juarez, Jose Reyes Feerriz tha se këto pasoja dhe dëmet kolaterale që shkakton lufta e drogës në Meksike, ishte ajo që e shqetëson atë më shumë.
Ai tregon se një viit më parë u vranë rreth 200 persona të pafajshëm nga lufta mes bandave. "E vetmja mënyrë për të ndalur këtë situatë, eshte të ndalet lufta ndërmjet grupeve kriminale, ku niveli i dhunës nuk është ulur aspak por, është rritur", shton me tej feeriz.
Të paktën 19 persona nën moshën 10 vjeccare janë vrarë gjatë këtij viti në Ciudad Juarez. Funerali i foshnjes u zhvillua në një javë të përgjakshme për Meksikën pasi marina dhe ushtria gjetën trupat e 72 personave në një fermë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›