E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kosova, toka jonë e bekuar!

 

Përshëndetje “Shekulli”! Kosova është vërtetë një tokë e bekuar. E bekuar nga Zoti për pasuritë e saj të mbi e nëntokës. E bekuar nga Zoti për bijtë e bijat e saj të bukura si shqiptaret. E bekuar për të ardhmen e saj të ndritur që shfaqet gjithnjë e më qartë në horizont...

Rasti i Marti Ahtisarit është vetëm një prove më shumë... Direkt ose tërthorazi kontributi i tij për Kosovën solli fatbardhësi për këtë njeri të paqes. Solli pavdekësinë e tij duke u bërë një ndër arsyet për marrjen e Çmimit më të lartë në Botë, Çmimit Nobel për paqe. Urime Zoti Ahtisari! Përgëzime o njëri i paqes së kësaj toke!

Shihni vëllezër e motra nga e gjithë Bota.... Hapni sytë mirë e mbani mend përgjithmonë si përfunduan dhunuesit e terrorizuesit shtetërorë të Kosovës. Kasapi i Kosovës dhe krejt Ballkanit, Sllobodan Millosheviç, vdiq si një kriminel në qelitë e Hagës. Kurrë ajo Gjykatë Ndërkombëtare nuk do ta kishte dënuar me vdekje. Ndofta 20, ndoshta 25... maksimumi përjetë në burg.

Gjëma e Kosovës, toka e bekuar e saj, e djegur, e dhunuar barbarisht prej tij i dhanë mallkimin më të rëndë këtij kasapi gjakatar.... Dora e Zotit vulosi verdiktin e kësaj toke të bekuar duke e dënuar me vdekje. Vdekje në qeli, larg njerëzve më të afërt, larg salltaneteve e luksit të krijuar edhe me pasuritë e gjakun e Kosovës. Krejt afër vetëm me bashkëfajtorët e tragjedisë kosovare.

Kështu do ta pësojnë të gjithë dhunuesit e zjarrvënësit e saj. Të vjetër e të rinj.... Kosova është toka e mallkuar, është mallkimi vetë për çdo dhunues ezjarrvënës të saj. Kosova është toka e bekuar për miqtë e dashamirët e saj.

Të qofshim falë o toke e bekuar, Kosovë! Qofsh gjithmonë e bekuar për çdo mik e dashamir, për çdo bir e bijë të saj! E bekuar qofsh! Bekim! Mirësi! Fatbardhësi!

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›