E Diel, 1 Nëntor 2026

Kosova votonte dielen ne gare29 parti politike

PRISHTINE- Kosova mban te dielen zgjedhjet e saj te para parlamentare qe pas shpalljes se pavaresise ne vitin 2008 votime qe shikohen nga perendimi si nje test per pjekurine e demokracise dhe gatshmerine e vendit per bisedime me Serbine. Keto zgjedhje zhvillohen pas prishjes se koalicionit qe udhehoqi Kosoven drejt shkeputjes nga Serbia pas doreheqjes se presidentit Fatmir Sejdiu dhe misionit te Bashkimit Europian i cili kishte vene nen shenjester disa ministra nen akuzat per korrupsion.

Dy partite me te medha politike blloku i PDK-se dhe LDK-se duket se jane shume afer me njera-tjetren per sa i perket mbeshtetjes qe gezojne ne populate dhe vetem nje numer i vogel votash do te jene ato qe do te bejne diferencen shprehet Marko Prelec perfaqesues i grupt nderkombetar te krizave ne Kosove. Ky shtet i ri i njohur nga fuqite kryesore perendimore po ende jo anetar i OKB-se duhet te demonstroje se funksionon si demokraci muktietnike qe eshte e afte ti jape jete ekonomise dhe qe nuk ka me nevoje te varet plotesisht nga ndihma nderkombetare. Sondazhet tregojne se asnje nga 29 partite pjesemarrese ne gare nuk do te arrijne te marrin shumicen e votave per te mundesuar formimin e qeverise qe sipas analisteve lokale do te duhet te tregoje pjekuri politike per tu perballur me Serbine ne bisedime dhe per nje anetaresim eventual ne Bashkimin Europian.
Partia demokratike e Kosoves e Hashim Thacit parashikohet te marre vetem pak me teper se 30 perqind te votave i ndjekur nga Lidhja Demokratike e Kosoves e Isa Mustafes. Duke perjashtuar pjesen veriore te dominuar nga serbet Thaci ka vitizuat cdo qytet te rendesishem te Kosoves duke premtuar rritje rrogash ndertim autostradash dhe negocim per heqjen e vizave me Bashkimin Europian dhe Shtetet e Bashkuara te Amerikes. Megjithate ai nuk ka dhene detaje se si do ti permbushe premtimet e tij ne nje prej vendeve me te vogla dhe me te varfra te Europes.

Serbia nuk e ka njohur pavaresine e Kosoves por kohet e fundit ka rene dakord qe te bisedoje me te per ceshjtet praktike si tregtia dokumentet e udhetimit hapesiren ajrore dhe kufijte.

Sipas KQZ nga 120 deputete 100 prej tyre do te zgjidhen ne menyre direkte ndersa 20 te tjeret jane ne dispozicion te komuniteti serb dhe pakicave te tjera. Numri i vezhguesve te akredituar nga KQZ eshte 32.021 prej te cileve 26.059 nga partite 493 nga organizatat nderkombetare 531 nga ambasadat dhe 5108 nga OJQ-te.
m.a/News24/BalkanWeb

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›