Operacioni 147Sim to Sim148 arrestohen 11 veta
Operacioni i koduar 147Sim to Sim148 i filluar dje nga Policia e Kosoves ka rezultuar me arrestimin e 11 personave me dyshimin e bazuar per aktivitet te kunderligjshem krim te organizuar vjedhje te rende si dhe tregti te ndaluar.
Zyrtaret e Policise se Kosoves gjate nje konference per media te premten kane thene se pajisjet e konfiskuara sipas nje vleresimi te bere nga ekspertet kalojne vleren mbi 1 milion euro kurse vlera e shkaktuar me kryerjen e ketyre veprave penale llogaritet te jete 450 mije euro ne muaj qe do te thote per 4 vjet 21.6 milione euro.
Ky vleresim eshte bere nga nje kompani nderkombetare mirepo sipas zyrtareve policor nuk do te thote qe ky vleresim eshte i sakte pasi qe operacioni pritet te vazhdoje.
Arber Beka nga zyra per informim ne Policine e Kosoves ka thene se ne kete operacion kane qene nje numer i madh i zyrtareve policor nga njesite te ndryshme ku kane arritur te arrestojne 11 persona te dyshuar.
147Ne kete operacion policor qe kane marre pjese mbi 140 zyrtare policore me njesite te ndryshme perfshire edhe njesitet e specializuara te Policise se Kosoves si njesi speciale operative eksperte nga forenzika njesite tjera mbeshtetese si rezultat i ketij operacioni jane arrestuar 11 persona te dyshuar me dyshimin e bazuar per aktivitet te kunderligjshem dhe ate per krim te organizuar pastaj per vjedhje te rende si dhe tregti te ndaluar148 ka thene Beka transmeton KosovaPress.
Personat e arrestuar jane Fatmir K. Gjilan Artan A. Gjilan Nexhat U. Prishtine Burim Sh. Gjilan Latif G. Prishtine Driton F. Fushe Kosove Edon A. Prishtine Miftar L. Mitrovice Bekim K. Gjilan Nastret H. Mitrovice si dhe Bashkim F. nga Peja.
Nga ana tjeter drejtori i drejtorise nga Hetimet te Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit Agron Nezaj ka thene se para nje viti ka filluar se hetuari rastin e quajtur Sim to Sim apo determinimin e impulsave telefonike qe ka te beje me Poste Telekomunikacionin e Kosoves respektivisht dy kompani mobile Vala dhe Ipko.
Sipas tij kompanite mobile demtohen rreth 50 per cdo thirrje nderkombetare qe vjen ne Kosove. Cdo thirrje nderkombetare qe behet ne Kosove Vala perfiton 0.14 cent per minute kurse realizimin e fenomenit Sim to Sim humbin 0.7 cent.
Edhe pse shume here flitet se ky fenomen eshte rritur me fillimin e operimit te operatorit virtual Z Mobile Nezaj mohon nje gje te tille duke thene se keto i kane bere njerezit per perfitime personale.
147Ky eshte i pavarur prej disa operatoreve te kuptohemi keto jane perfitime personale te njerezve qe mund te operojne ne posta privat ne shtepi privat mjafton te jesh brenda rrjetit te nje operatori mobil148 ka thene Nezaj.
Ai ka shtuar se te arrestuarit nuk punojne ne operatoret mobil ne Kosove punojne ne disa posta te vogla private apo operojne neper shtepi private mirepo kane pas qasje ne rrjetin e operatoreve mobil.
Nezaj ka shtuar se operacioni eshte ne vazhdim duke theksuar se ka dyshime se ka edhe persona te tjere te perfshire. Ai ka mohuar te kete te perfshire ish-zyrtare te PTK-se.
Per me teper ai ka shtuar se ne masen 91 Vala ka qene e demtuar por edhe Ipko ka qene e demtuar.
Hetimi i ketij fenomeni ka filluar ne koordinim te plote me Prokurorine e Qarkut te Prishtines para nje viti e gjysme duke bere grumbullimin e informatave qofshin nga qytetaret edhe nga mediat. Nga ky operacion jane bastisur dhe kontrolluar 30 lokacione ne 8 komuna te Kosoves.