E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kosovane kolaps ekonomik

Situata e rende ekonomike kriza e vazhdueshme e konsumit dhe mungesa e investimeve jane arsyet kryesore qe ne Kosove nuk ka zhvillim ekonomik. Madje sipas drejtuese te partise Aleanca Kosova e Re as qe ka filluar te mendohet per zhvillimin ekonomik e lere me te sanohet kriza.

Pse ekonomia e Kosoves eshte ne situate te rende nenkryetarja dhe udheheqesja e Departamentit per Ekonomi dhe Financa ne AKR Mimoza Kusari fajesoi direkt politikat e keqija te Qeverise. Me kete strategji ekonomike tha Kusari situata ekonomike e vendit tone do te perkeqesohet edhe me shume. Po ashtu pohoi se shume pak degjohet mbi planet ekonomike te rimekembjes dhe ka vetem retorike mbi perkushtimin dhe angazhimin e institucioneve per situaten ekonomike.

Kosova eshte buze kolapsit ekonomik dhe buxhetor. Ka plane vetem per shpenzim te
buxhetit dhe per shitje te aseteve publike asnje plan tjeter nuk ekziston ne Kosove ka thene Kusari. Administrata Tatimore tha ajo eshte duke deshtuar me instalimin e arkave fiskale.

Ajo foli edhe per humbjen e besimit qe kane bizneset per Qeverine dhe sa hezitojne te hyjne ne sistem formal te afarizmit duke mos pasur besim ne menaxhimin e buxhetit nga ana e Qeverise se Kosoves.

Situata e renduar me mungesen e tregut per rrushin e Rahovecit eshte vetem maja e ajsbergut te problemeve ekonomike te Kosoves.

Nenkryetarja e AKRse tregoi edhe qysh kompania e venes veraria StoneCastle ka derguar ankesa qe dy vjet per problemet e tyre me plasimin e mallit si rrjedhoje e bllokades nga Serbia dhe asnje hap nuk eshte marre nga institucionet.

AKRja me kete paraqiti se funksionimi i Qeverise eshte i cunguar seriozisht pasi qe askush ne Qeverine e Kosoves nuk merret me ceshtjet ekonomike.

AKRja kerkon edhe nje here ristrukturimin e kabinetit qeveritar gjegjesisht mbajtjen e nje Ministrie te Financave dhe bashkimin ne nje dikaster te Ministrise Ekonomise Energjise dhe Industrise ne nje Ministri te Zhvillimit. Partia AKR ka dhene edhe nje mori rekomandimesh per ta rregulluar situaten ekonomike.

Ata thane se ne kuader te po kesaj ministrie duhet te krijohet Grupit per Stabilitetit Ekonomik Financiar i cili grup do te shikoje dhe rishikoje sektoret me potencial zhvillimor. Dhe ky grup ti rekomandoje Qeverise dhe Parlamentit kalimin e paketes se shpetimit nga kriza ekonomike e cila do te rendohet ne vitin 2011.

AKRja rekomandon qe ne kete grup duhet te perfshihen edhe perfaqesues te Komisionit Evropian USAIDit BBse dhe FMNse me crast me prioritet do te alokohen edhe fondet e premtuara te Konferences se donatoreve.

Sa me gjate qe vazhdon kjo situate aq me keq do te jete Kosova edhe mos te harrojme se ka filluar trendi pozitiv i rimekembjes nga kriza e vendeve te kapluara nga kriza. Kosova ende tani po e parasheh efektin e vertete te krizes per kete duhet aplikuar serine e masave shtese per ruajtjen e 40 per qind te varferve dhe atyre 17 per qind buze varferise ekstreme. Po ashtu AKRja rekomandon qe te prezantohet paketa e masave per zhvillimin e ndermarrjeve te vogla dhe te mesme dhe pergatitet plani i rishikimit te Marreveshjes se tregtise se lire. Ne kuader te kesaj marreveshjeje i rekomandohet Qeverise se Kosoves qe me mase urgjente te ndale importin e rrushit nga jashte ne menyre qe ti mundesoje rrushit te Rahovecit shitjen ne tregun kosovar dhe se ndermjetesimi i Qeverise duhet te perfshije kompanite e distribucionit ne Kosove. Gjithashtu rekomanduan qe te pergatitet plani i bashkepunimit me bankat komerciale per te facilituar financim te qendrueshem dhe me cmim me te volitshem per bizneset prodhuese.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›