E Diel, 1 Nëntor 2026

Ne LDK nuk do te krijohen fraksione politike

Lidhja Demokratike e Kosoves pritet qe sivjet ti zgjedhe organet e reja partiake perfshire edhe kryetarin Kryesine dhe Keshillin e Pergjithshem. Zyrtare te saj besojne se zgjedhjet do te kalojne pa thyerje sic ka ndodhur ne Kuvendin e fundit kurse mbetet diskutabile nese Fatmir Sejdiu do te kandidoje serish per kryetar te partise per shkak te postit te tij te presidentit te Kosoves.
Zyrtare te Lidhjes Demokratike te Kosoves besojne se kjo parti politike do te zhvilloje proces te rregullt zgjedhor brendapartiak pa ndonje krize sic ka ndodhur ne Kuvendin e saj te fundit zgjedhor.

Anetari i Kryesise se LDK-se Ismet Beqiri thote se ne LDK nuk do te krijohen fraksione politike dhe beson ne nje proces te suksesshem zgjedhor.

Procesi i tashem zgjedhor ne asnje menyre nuk do te kete as afersisht ndonje problem te natyres cfare ka qene me heret. Nuk e besoj qe do te kete me dikush fuqi qe te beje fraksione ne LDK thote Beqiri.

Qe nga shpallja e zgjedhjeve ne LDK ishte Bujar Bukoshi aktualisht minister i Shendetesise ne Qeverine e Kosoves qe shpalli kandidaturen e tij per kryetar.

Ndersa ende nuk eshte i qarte mendimi i Gjykates Kushtetuese nese do ti lejohet apo jo kandidatura per kryetar te LDK-se edhe presidentit te Kosoves Fatmir Sejdiut mediat dhe analistet kane parashikuar kryetarin e Prishtines Isa Mustafa si nje nga kandidatet serioze qe do ta sfidonte Sejdiun.

Por Mustafa thote se ai e perkrahe presidentin Sejdiu dhe se per kreun e LDK-se do te garonte vetem nese Sejdiut do ti pamundesohet gara nga ana e Gjykates Kushtetuese.

Zhvillimet ne LDK analisti Milazim Krasniqi i sheh ne suaza te normales per nje parti politike qe hyn ne procesin zgjedhor.

Sipas Krasniqit Sejdiu ende mund te shihet si lideri i vertete i partise kurse si sfide me vete ai parasheh rastin nese Gjykata Kushtetuese e interpreton postin e tij te ngrire dhe ate te presidentit te Kosoves si shkelje kushtetuese.

Ne ate rast Krasniqi parasheh se Sejdiu do te zgjedhte postin e kryetarit te partise.

Besoj qe presidenti Sejdiu ka nje hendikep serioz per faktin qe mandati i tij eshte i ngrire. Mendoj qe presidenti Sejdiu nese vertetohet qe ka konflikt interesi ndoshta do te duhej ti jepte prioritet perqendrimit ne funksionin e liderit te partise shprehet Krasniqi.

Sidoqofte sipas Milazim Krasniqit zhvillimet ne LDK nuk pritet te destabilizojne koalicionin aktual PDK-LDK Partia Demokratike e Kosoves - Lidhja Demokratike e Kosoves.

Aq me teper kur ai beson se rryma politike ne LDK qe nuk e mbeshtet me Sejdiun per kryetar te partise sipas Krasniqit ende nuk eshte aq e fuqishme qe ta marre kreun e partise.

Une besoj qe me shume do te kete njefare retorike politike perndryshe jam i bindur qe ky koalicion qeverises do te shkoje deri ne fund te mandatit thekson Krasniqi.

Koalicioni i LDK-se me PDK-ne nga shume zyrtare te saj shihet si jo shume i natyrshem. Ismet Beqiri thote se kur u krijua ky koalicion rrethanat ishin te atilla qe e mundesuan ate por tash ai vlereson se perqendrimi duhet fokusuar te zgjedhjet partiake.

Ne momentin kur eshte krijuar koalicioni PDK-LDK kane qene rrethana krejt tjera nuk kemi qene ende shtet e shume veprime qe e kane bere te arsyeshme dhe besoj se kane qene edhe te qendrueshme.

Por sigurisht me kalimin e kohes mund te kete edhe zhvillime tjera por sidoqofte per ne si LDK dhe per mua eshte me me rendesi tash te merremi me zgjedhjet ne LDK deklaron Beqiri.

Sidoqofte zyrtaret e LDK-se si Isa Mustafa Ali Lajci e ne disa raste edhe ministri Bujar Bukoshi kane paralajmeruar se LDK-ja mund te marre nje rol tjeter ne koalicion nese Sejdiu nuk do te ishte me ne krye te partise.

Ne deklaratat e tij kryetari i Prishtines Mustafa e ka quajtur te demshme per LDK-ne dhe Kosoven qeverisjen ne formatin e tashem keshtu qe fitorja eventuale e rrymes politike qe shihet si alternative e Sejdiut besohet se nuk do te kalonte krejtesisht pa efekte edhe ne raport me qeverisjen aktuale. /rel/

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›