E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kosovari i arrestuar në Serbi, 48 orë në paraburgim

BEOGRAD - Shqiptari nga Kosova Mark Koshnjeti, i arrestuar të shtunën në Merdarë nga policia serbe, do të qëndrojë 48 orë në paraburgim.

Siç raportojnë mediat në Beograd, Prokuroria e Serbisë ka vendosur që të nisë hetimet kundër Koshnjetit. Ai do të merret në pyetje të hënën në mëngjes.

Familjarët kanë bërë të ditur se Koshnjeti po udhëtonte me autobus drejt Beogradit, për të vizituar motrën e tij.

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut në Kosovë, Qendra në Prizren, ka reaguar ndaj arrestimit, duke kërkuar nga mekanizmat vendorë dhe ndërkombëtarë që të ushtrojnë ndikimin e tyre për lirimin e Koshnjetit.

Ministri i Brendshëm serb, Ivica Daçiç, duke bërë publik lajmin për arrestimin, ka thënë se Koshnjeti “dyshohet për krime lufte kundër serbëve, të kryera në vitet 1990 në Kosovë".

(er.nu/news24/BalkanWeb) Lidhje te tjera KMDLNJ: Koshnjeti nuk ka qenë pjesëtar i UÇK

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›