Brazil, arrestohen 3 kanibalë: Hanim mishin e grave të liga
BRAZIL - Policia braziliane ka arrestuar tre persona që dyshohen për kanibalizëm dhe vrasjen e së paku 3 femrave. Një burrë dhe dy gra u arrestuan në Garanhunsu, në provincën braziliane të Pernambuco. Kanibalët e arrestuar janë pjesëtarët të një sekti, ndërsa thonë se “zëri” u jep urdhra se çfarë të bëjnë me gratë e liga.
Siç raportojnë mediat e huaja, policia ka nisur hetimet muajin e kaluar, kur 51-vjeçari Jorge Beltrao Negromonte da Silveira ka treguar se është autor i librit “Zbulesa e skizofrenit”, në të cilin shpjegohen detajet e sektit të sipërpërmendur. Bashkë me të, policia ka arrestuar gruan e tij 50-vjeçare Isabel Cristina Oliveira da Silva dhe 25-vjeçaren Bruna Cristina Oliveira, të cilët jetonin në një banesë.
Në treshen e kanibalëve ka jetuar edhe një vajzë pesëvjeçare, për të cilën policia beson se është vajza e 17-vjeçares Jessica, e vrarë më 2008, vdekja e së cilës është përshkruar në librin de Silveiras: “Duke parë tash trupin e pajetë të adoleshentes së ligë, ndjeva çlirim. Fillova ta zhvesh lëkurën e saj e pastaj e kam copëtuar. E kemi ngrënë mishin e ligë si pjesë e ritualit të spastrimit. Mbetjet i kemi varrosur”- thuhet në libër.
Përveç mbetjeve të trupit të Jessicas, policia pranë shtëpisë së kanibalëve ka gjetur edhe mbetjet e dy grave tjera.
(er.nu/tg/BalkanWeb)