E Martë, 3 Nëntor 2026

Kosovë – Dështon sërish konstituimi i Kuvendit


PRISHTINË, 17 prill /ATSH/ Konstituimi i Kuvendit të Kosovës ka dështuar sërisht sot.

Kryesuesi i seancës konstituive, Avni Dehari i LVV-së e ndërpreu seancën dhe tha se e njëjta do të vazhdojë brenda 48 orësh – më 19 prill në orën 12:00. Sipas tij, nuk kishte konsensus me përfaqësuesit e partive politike se si të veprohet tutje.

Deputetët e zgjedhur u mblodhën sot në një tentim të dytë për konstituimin e Kuvendit.

Kryesuesi i seancës, Avni Dehari i dërgoi letër presidentes më 16 prill përmes së cilës i kërkoi sugjerime për veprime  tutje. Presidentja kujtoi rregulloren e Kuvendit dhe tha se seanca duhet të vazhdojë brenda 48 orësh.

Konstituimi i Kuvendit do t’i hapte rrugë votimit të qeverisë së re.

Deri më tash, LVV-ja si parti fituese nuk e ka bërë të ditur emrin që do ta propozojë për kryetar të Kuvendit dhe as nëse i ka numrat për ta votuar atë

/Kosovapress/

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›