E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Kosovë – Futbollistët e ftuar për Kombëtaren sot nisin stërvitjet

PRISHTINË, 12 janar /ATSH/ Sot fillon kampi stërvitor me futbollistët që janë kandidatë potencial për Kombëtaren A.

Futbollistët e ftuar nga përzgjedhësi Franco Foda do të jenë të grumbulluar për katër ditë në njërin nga hotelet në Prishtinë. Ndërkohë, stërvitja e parë zhvillohet sot në orën 17:00 në stadiumin ‘Fadil Vokrri’.

/Kosovapress/

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›