E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Kosovë – Përfundon rinumërimi i fletëvotimeve të pavlefshme nga votimi me postë

PRISHTINË, 12 mars/ATSH/ Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) njofton se ka njoftuar se në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve është përmbyllur rinumërimi i 1 mijë e 361 fletëvotimeve të pavlefshme nga votimi me postë që ishin vendosur në 177 kuti të votimit.

KQZ-ja bën të ditur se ka ofruar transparencë të plotë të procesit të numërimit duke prezantuar në ekrane punën e çdo ekipi të numërimit, përfshirë pamjen e fletëvotimeve dhe krijimin e formularëve digjitalë.Sipas KQZ-së, numërimi është zhvilluar në prezencë të vëzhguesve të akredituar por edhe të mediave.

Procesi i rinumërimit të fletëvotimeve të pavlefshme nga votimi me postë ka filluar sot në mesditë.Ndërkaq, të martën në mesnatë ka përfunduar rinumërimi i fletëvotimeve nga 50 vendvotime te rregullta, sipas vendimit të KQZ-së.

/KosovaPress/

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›