E Diel, 1 Nëntor 2026

Kosovë – Votohet qeveria e re, kryeministri Kurti prezanton kabinetin e ri qeveritar. Lista e plotë e ministrave

Kuvendi i Kosovës ka votuar qeverinë e re të drejtuar nga kryeministri Albin Kurti, me 66 vota pro, 49 kundër dhe asnjë abstenim.

“Urime, pas zgjedhjes së Qeverisë, anëtarët e Qeverisë e japin betimin para deputetëve të Kuvendit të Kosovës” , tha kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu.

Kurti prezantoi para deputetëve të Legjislaturës së dhjetë kabinetin e ri qeveritar për katër vitet e ardhshme, duke paraqitur përbërjen dhe prioritetet e ekzekutivit të ri. Me këtë votim, qeveria e re e Kosovës nis zyrtarisht mandatin e saj.

Në përbërje të qeverisë së re ka emra të rinj, por edhe ministra që kanë qenë pjesë e qeverive të mëparshme të drejtuara nga Kurti.

Gjatë fjalës së tij në Kuvend, Kurti tha se do të normalizojë marrëdhëniet me Serbinë përmes dialogut konstrukti, ndërsa përmendi dhe progresin e vendit në ndërtimin e një Kosove më e drejtë dhe gjithëpërfshirëse.

“Normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë do ta ndjekim përmes dialogut konstruktiv. Normalizimi është çështje e rregullimit të marrëdhënieve mes dy shteteve si raport i jashtëm, e jo ndërhyrje në çështje të brendshme”, tha Kurti.

Kurti u ndal edhe tek procesi gjyqësor në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së i cili e konsideroi një orvatje dhe që bie ndesh me të vërtetën.

Qeveria e re pritet të votohet në seancën plenare të Kuvendit të Kosovës, duke shënuar nisjen zyrtare të mandatit të ri qeverisës.

Kabineti qeveritar përbëhet nga:

  • Zëvendëskryeministër i parë dhe Ministër i Jashtëm – Glauk Konjufca
  • Zëvendëskryeministre e dytë dhe Ministre e Drejtësisë – Donika Gërvalla
  • Zëvendëskryeministër i tretë për Çështje të Pakicave dhe Bashkëpunim – Fikrim Damka
  • Ministër i Financave – Hekuran Murati
  • Ministër për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare – Andin Hoti
  • Ministër i Mbrojtjes – Ejup Maqedonci
  • Ministër i Punëve të Brendshme – Xhelal Sveçla
  • Ministër i Digjitalizimit dhe Administratës Publike – Lulzon Jagxhiu
  • Ministër i Shëndetësisë – Arben Vitia
  • Ministër i Arsimit dhe Shkencës – Hajrulla Çeku
  • Ministre e Kulturës dhe Turizmit – Saranda Bogujevci
  • Ministër i Sportit dhe Rinisë – Blerim Gashani
  • Ministër i Administrimit të Pushtetit Lokal – Elbert Krasniqi
  • Ministre e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor – Fitore Pacolli
  • Ministër i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural – Armend Muja
  • Ministër i Infrastrukturës dhe Transportit – Dimal Basha
  • Ministre e Tregtisë, Industrisë dhe Integrimeve Evropiane – Mimoza Kusari Lila
  • Ministre e Ekonomisë – Artane Rizvanolli
  • Ministër për Komunitete dhe Kthim – Nenad Rashiq
  • Ministër për Zhvillim Rajonal – Rasim Demiri

/rtsh.al/

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›