Avokati: Koha që Thaçi të lirohet, kërkesa e prokurorisë joserioze

PRISHTINË, 11 shkurt /ATSh/ Ekipi mbrojtës i Hashim Thaçit përfundoi deklaratën përmbyllëse në Dhomat Specializuara.
Në përfundim të deklaratës, avokati Lluka Mishetiq tha para trupit gjykues se është koha që Hashim Thaçi të lirohet dhe të kthehet pranë familjes së tij.
“Hashim Thaçi të shpallet i pafajshëm dhe të kthehet në familjen e tij. Kërkesa e ZPS-së për dënim efektiv prej 45 vjetësh është një parashtrim i pabesueshëm. Nuk është parashtrim serioz”, tha ai.
Mishetiq tha se Thaçi ishte jashtë Kosovës në pjesën me të madhe të aktakuzës.
“Ky gjykim për ZPS-së ishte test”, përfundoi ai.
Pas pauzës prej 15 minutash, në pjesën tjetër të ditës do të fillojë deklarata përmbyllëse e ekipit mbrojtës të Kadri Veselit.
Në galerinë publike po e dëgjojnë seancën familjarë të ish-krerëve të UÇK-së, në mesin e tyre edhe djali i Veselit.
/KosovaPress/