E Diel, 1 Nëntor 2026

Kosove- Gejrmani,sot firmosen marreveshjet e para bilaterale

PRISHTINE- Ministri kosovar i Punëve të Brendshme Bajram Rexhepi viziton sot Berlinin me ftesë të homologut të tij Thomas de Maiziere. Mes dy ministrave do të nënshkrohen sot dy marrëveshjet e para bilaterale gjermano-kosovare, njëra për kthimin e ish-refugjatëve dhe personave që kapen ilegalisht, tjetra për bashkëpunimin në luftën e krimit të organizuar dhe parandalimin e terrorizmit.

Një zëdhënës i Ministrisë së Brendshme në Berlin, i cituar nga Deutsche Welles, ka shpjeguar se marrëveshjet fusin në një kornizë ligjore praktikën e deritanishme të punës.

Në Gjermani jetojnë afro 14.000 kosovarë pa leje të rregullt qëndrimi, ndërsa çdo muaj parashtrojnë kërkesë për azil mbi 100 të tjerë. Pjesa dërrmuese e ish-refugjatëve janë me prejardhje rome, kthimi i detyrueshëm i të cilëve është bërë vazhdimisht shkak për protesta nga ana e organizatave joqeveritare. Dy marrëveshjet do të hyjnë në fuqi pasi të jenë ratifikuar nga parlamentet përkatëse

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›