Partizani mund Elbasanin, rriten shanset për Superligën

Partizani mposht Elbasanin dhe ndjen fare pranë Superligën. Sukses 1-0 në “Selman Stërmasi”, në ndeshjen e fundit të javës së 25-të të Kategorisë së Parë, dhe tani të kuqtë arrijnë Lushnjen në kuotën e 48 pikëve dhe janë vetëm një pikë pas Elbasanit të vendit të dytë. Në një ndeshje agresive dhe agonistike, por ku mungoi loja e bukur, Partizani zgjidh gjithcka në minutën e 41 të pjesës së parë. Erion Rizvanolli godet fort në hyrje të zonës, duke befasuar portierin Mancevski, me golin që vlen tre pikët për kryeqytetasit.
"Pavarësisht se sot nuk ishim të bukur për tu parë, nuk bëmë një lojë të rrjedhshme, por dua të them se ishim praktikë dhe morrëm atë që kërkonim. Por nuk kemi vuajtur, sepse shifrat tregojnë që shumë pak është goditur porta jonë. Megjithatë them që ta kancelojmë këtë fitore. Ne festuam, mbaroi me kaq, dhe mendojmë shumë shpejt, sepse koha nuk mjafton për ndeshjen me rivalin tjetër, Lushnjen", thotë Gerti Haxhiu, trajner i Partizanit.
Elbasani bëri shumë pak për të dalë me pikë nga kjo ndeshje, por megjithatë tekniku, Krenar Alimehmeti, mbron skuadrën duke komentuar se ndeshja është vendosur nga një episod. Gjithsesi Elbasani ka avantazhin e një pikë në renditje ndaj të kuqve dhe shkon me bindjen se është një mision që verdheblutë do ta kompletojnë.
"Loja u vendos për mendimin tim vetëm një moment. Ne mendonim fillimisht të prisnim kundërshtarin dhe pastaj ta kapnim në befasi. Loja po shkonte ashtu sic deshëm ne, për momentin një gabim i jonë në mbrojtje rezultoi fatal për ne që pësuam dhe golin. U munduam pjesën e dytë që të ndryshonim dicka por nuk ia arritëm. Mendoj që rezultati barazim do të ishte më i drejtë", tha Krenar Alimehmeti, trajner i Elbasanit.
Partizani vazhdon serinë impresionuese pozitive prej 15 ndeshjesh rradhazi. Të kuqtë e Gerti Haxhiut nuk humbasin që nga humbja 0-2 në shtëpi me Lushnjën në 21 nëntor 2009, ndërsa javën e ardhshme dy formacionet do të jenë sërisht përballë.
Eno Skarço