Kosove, 15 punonjes te "Brain Gain" ne proteste

Disa punonjes te qeverise se Kosoves bojkotojne punen per shkak te mosmbajtjes se premtimit per rritje pagash.
15 punonjes te programit "Brain Gain" prej disa ditesh nuk po kryejne funksionet e tyre ne shenje proteste ndaj mosrealizimit te premtimit te zevendeskryeministrit Hajredin Kuçi per rritje pagash.
Ky duket te jete qendrimi i tyre, edhe pse numri dy i qeverise, nuk pranon t’i kete premtuar dikujt rritje page. Ai ka paralajmeruar zgjidhjen e mosmarreveshjeve ne nje takim qe do te mbahet sot.