Kosove 30 intelektuale aderojne ne PDK
Rreth 30 intelektuale nga Prizreni jane bashkuar mbremjen e djeshme me degen e PDK-se ne kete komune.
Ne ceremonine e aderimit ata u priten nga nenkryetari i PDK-se Enver Hoxhaj njekohesisht minister ne ikje i Arsimit. Hoxhaj eshte shprehur se ky aderim tregon se PDK-ja vazhdon te kete besimin e qytetareve te Kosoves.
Ne jemi nje parti reformuese qe ka vizion shtetndertues. Jemi gjithashtu nje parti me vizion qe ka si synim anetaresimin ne BE ka deklaruar Hoxhaj.
Ai ka shtuar me tej se PDK synon tu ofroje te rinjve mundesite me te mira si per arsim ashtu edhe per punesim.