KQZ Me 11 nentor afati i fundit per partite
Plani operativ qe eshte miratuar dite me pare i ka te detajuara te gjitha veprimet qe kane filluar te ndermerren prej dates 3 nentor e tutje.
Nga data 3 deri 9 nentor po vazhdon procesi i emerimit te Komisioneve Komunale te Zgjedhjeve. Po ashtu prej dates 3 deri me 7 nentor 2010 KQZ-ja ka punuar ne vendosjen e kufizimeve te shpenzimeve per subjektet politike duke u bazuar ne listen e rifreskuar prej 500 euro per 1000 votues.
Nga data 3 deri me 11 nentor 2010 duhet te konfirmohet afati i fundit per certifikim te subjekteve politike dhe kandidateve te tyre i cili behet jo me vone se 30 dite para dites se zgjedhjeve. Prej 3 deri me 16 nentor 2010 sipas ligjit cilesohet si periudha e regjistrimit per votimin jashte Kosoves. Ndersa prej 10 deri me 16 nentor 2010 do te jete periudha e sherbimit te votuesve.
Sipas kesaj dinamike qe e ka hartuar KQZ-ja prej 22 deri me 26 nentor 2010 eshte parashikuar periudha e kundershtimit dhe e konfirmimit ne liste.