E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kosovë, Bujar Bukoshi në hetim

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Bujar Bukoshi  akuzohet për keqpërdorime dhe vepra të rënda penale gjatë drejtimit të Ministrisë së Shëndetësisë të Kosovës.

Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë për vepra të rënda penale që lidhen me punën e tij disamujore në krye të Ministrisë së Shëndetësisë, shkruan sot gazeta “Koha ditore”.

Prokurorja angleze Maria Bamieh ka finalizuar hetimet dje, duke ngritur aktakuzë kundër Bukoshit dhe disa zyrtarëve të tjerë për shpërdorim detyre, keqtrajtim gjatë ushtrimit të detyrave, keqpërdorim i autorizimeve ekonomike, lidhje të kontratave të dëmshme, nxjerrje të kundërligjshme të vendimeve gjyqësore për Nexhat Shabanin dhe Ilir Tolajn, kërkim ryshfeti-përpjekje për të marrë ryshfet, evazion fiskal dhe pengim i provave.

Ngritjen e aktakuzës e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i EULEX-it, Blerim Krasniqi, i cili ka thënë se një prokuror i EULEX-it nga Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë kundër njëmbëdhjetë të dyshuar në një rast korrupsioni të lidhur me Ministrinë e Shëndetësisë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›