Kosove, Dell: Thelbesore zbatimi i ligjit

Ambasadori amerikan ne Kosove, Christopher Dell ka vleresuar se sundimi i ligjit eshte thelbesor per stabilitetin, sigurine dhe zhvillimin e shtetit te ri.
Deklaraten e tij, diplomati amerikan e beri ne nje ceremoni te organizuar me rastin e dites nderkombetare te drejtesise ne Kosove. “Pa zbatimin e ligjit ndaj atyre qe bejne shkelje nuk ka drejtesi”, ka deklaruar Dell. E pranishme ne ceremoni ishte edhe ministrja kosovare e Drejtesise, Nekibe Kelmendi, e cila ka deklaruar se, vetem me respektimin e drejtesise mund te ndertohet nje shoqeri e shendoshe dhe demokratike.