E Diel, 1 Nëntor 2026

Afganistan, plagosen 5 civilë nga të shtënat mbi turmën e protestuesve

NATO ka deklaruar se të paktën pesë civilë afganë janë plagosur këtë javë kur një forcë e kombinuar e marinsave amerikanë dhe trupave afgane ka hapur zjarr ndaj një turme të protestuesve para hyrjes së një baze ushtarake në provincën Helmand. Ngjarja ka ndodhur të mërkurën më 13 janar.
Në deklaratën e NATO-s thuhet se turrma prej 200 deri 400 vetë ishte paralajmëruar të largohet nga postblloku, por disa nuk i përfillën udhëzimet. Njoftimi thotë se trupat hapën zjarr në ajër përpara se të qëllonin në turmën.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›